Një ushtar që kishte disa kohë që kishte shkuar me mision në Afganistan merr një letër nga e dashura e tij ku shkruhej:
I dashur Ricky,
Më vjen shumë keq që nuk mund ta vazhdojmë më lidhjen tonë. Largësia midis nesh është shumë e madhe dhe unë nuk e përballoj dot. Duhet ta pranoj që të kam tradhtuar dy here qëkur ke ikur dhe kjo nuk është e drejtë për asnjërin prej nesh. Më vjen shumë keq, por më kthe dhe fotografinë që të kam dërguar…
Ushtari me zemër të thyer, por vendos t’i hakmerret të dashurës tradhtare. I lut shokët që nëse kanë ndonjë foto me vete të të dashurave, motrave, apo ish të dashurave t’ia jepnin…
Dhe bashkë me foton e ishit, ai i dërgon dhe 57 fotografi të tjera, së bashku me një shënim ku thuhej:
Më vjen shumë keq, por nuk e mbaj mend se cila je ti. Kështu që merre foton tënde dhe të lutem më kthe fotografitë e tjera mbrapsht…
Me respekt, Ricky.