Një kamionist qëndron në semafor të kuq dhe nga mbrapa e ndjek një bjonde duke e sinjalizuar me drita që t’i tërheqë vëmendjen dhe i bërtet: O zotëri, po të derdhet ngarkesa nga mbrapa!
Semafori bëhet jeshil dhe kamionisti niset pa i kthyer përgjigje.
Në 3 semaforë të tjerë ndodh e njëjta gjë: O zotëri, po të derdhet ngarkesa nga mbrapa!
Kamionisti nuk duron më dhe i kthehet: Oj ti zonjushe, jemi në dimër, po hedh kripë për akullin.