Iniesta vendos gjithçka në prill, nëse do të qëndrojë në “Camp Nou”, apo do të kërkojë për një aventurë të re.
Andres Iniesta mund të largohet nga “Camp Nou”. Këtë e ka pranuar vet lojtari, por edhe trajneri, Ernesto Valverde, megjithëse shpreson se vendimi që do të marrë kapiteni, do të jetë pozitive për Barcelonën.
“Momentalisht gjithçka çka mund të bëjmë është të presim derisa të vendos”, tha Valverde.
“Deri më tani ai nuk e ka bërë zgjedhjen e tij. E dimë se çfarë sjell dhe do të donim që ta kishim përgjithmonë këtu”, shtoi trajneri i Barçës.
Iniesta vet ditë më parë bëri të ditur se muaji prill do të jetë vendimtar për sa i përket të ardhmes ku do të tregojë nëse do të vazhdojë karrierën me fanellën të cilës edhe e nisi, apo do të ndërrojë skuadër dhe krejtësisht kampionat si Xavi Hernandez në këto pak vite që i kanë mbetur.