Barcelona po mendon të rikthejë në krye të skuadrës trajnerin e Evertonit, Ronald Koeman, nëse Luis Enrique refuzon të vazhdojë kontratën.
Luis Enrique drejton Barcelonën që nga viti 2014, ndërsa kontrata e tij përfundon në fund të këtij sezoni, dhe ende nuk ka hapa konkretë për vazhdimin e saj.
Nëse “katalanët” dështojnë të arrijnë marrëveshje të re me trajnerin 46 vjeçar, ata do të hedhen në sulm për Koeman, që edhe në të kaluarën ka drejtuar Barcelonën.
Koeman është i lidhur emocionalisht me Barcelonën, pasi ka veshur fanellën e kësaj skuadre edhe si lojtar, ku ka shënuar numër të madh të golave nga gjuajtjet e lira.