“La Rojas” e shkarkon trajnerin Enrique, ky është zëvendësuesi e tij

Prishtinë | 08 Dhj 2022 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Luis Enrike nuk do të jetë më trajneri i Spanjës dhe tashmë “La Rojas” e ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij.

Bëhet fjalë për Luis De La Fuente, i cili është zyrtarizuar vetë nga Federata Spanjolle.

61-vjeçari ka drejtuar moshat e kombëtares spanjolle, duke qenë i suksesshëm me to.

Ai ka fituar Kampionatin Europian për U-19 në vitin 2015, Kampionatin Europian për U-21 në vitin 2019 dhe medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike të “Tokio 2020”.

De La Fuente pritet të prezantohet ditën e hënë dhe debutimin e tij do ta bëjë në mars për kualifikueset e EURO 2024.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme