Wenger “dëshiron” që Enrique të jetë pasues i tij

Prishtinë | 25 Pri 2018 | 17:11 | Nga

Francezi nuk dëshiron që të involvohet në debatin se kush do të jetë pasues i tij, por ai ka dhënë të kuptojë se spanjolli do të ishte një zgjedhje e duhur

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka folur sot gjatë një konference për shtyp për opinionin e mirë që e ka për Luis Enrique, me ish trajner e Barcelonës që përflitet si zëvendësues i tij në Emirates Stadium.

“Kam opinion të mirë për të por nuk dua që të influencojë në klub për zgjedhjen e menaxherit të ardhshëm”, tha ai gjatë konferencës për shtyp. “Natyrisht kam opinion të mirë për Luis Enrique”.

Në të njëjtën kohë, Wenger ka pranuar që koha e largimit të tij nga Arsenal i ka dal paksa nga duart.

“Koha nuk ishte në të vërtetë vendimi i im por për të tjerat tashmë vetëm kam folur. Nuk e di çfarë do të bëj. Do të vazhdojë punën time këtë ta keni të sigurt. Krenaria e ime ka qenë që gjithmonë të jap më të mirën time aty ku kam punuar deri në fund të kontratës. E bëj punën tim, e ruaj rutinën dhe fokusohem çdo ditë që të përgatis ekipin sa më mirë për lojë. Do të ishte sureale për mua kur nuk do të punojë. Edhe në këtë moment po punojë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme