Luis Enrique për gishtin e mesëm që ia drejtoi tifozit: Befasohem pse abuzimet verbale në futbollist nuk dënohen

Prishtinë | 04 Sht 2021 | 18:04 | Nga Ekonomia Online

Luis Enrique ka pranuar se kanë bërë disa gabime në ndeshjen kundër Suedisë

Pas humbjes 2-1 të Spanjës kundër Suedisë, Luis Enrique është parë duke ngritur gishtin e mesëm kundër një tifozi, i cili ishte i veshur me fanellë të Suedisë dhe i cili i drejtohej me fjalë fyese trajnerit të La Roja.

Edhe pse nuk ka ndonjë fotografi apo video nga incidenti, Luis Enrique ishte zemëruar me abuzimin verbal për të cilin thotë se nuk po dënohet në botën e futbollit.

“Është shumë kurioze kjo sepse ju jeni më shumë të shqetësuar për gjestin tim se sa për abuzimet verbale që provokojnë të ndodh kjo e të cilat ju nuk i dënoni”, tha Luis Enrique në konferencën për shtyp të Spanjës para ndeshjes me Gjeorgjinë që pritet të luhet nesër.

“Jam mësuar me këtë nga ju”.

Luis Enrique mandej ka foluar edhe për ndeshje me Suedinë dhe ka pranuar që janë disa zona ku Spanja duhet të përmirësohet.

“E kam parë ndeshje (me Suedinë) dhe e kam analizuar në thellësi”, ka shtuar Luis Enrique.

“Tani jam më shumë optimist. Ndodh tek të gjithë trajnerët. Ka shumë gjëra pozitive dhe gjëra korrekte. Nuk isha korrekt vetëm rreth ndeshjeve. Është e vërtetë që në aspektin taktik ne mund të përmirësohemi”.

“Kishte disa gabime në pozicionim dhe kundërshtarët ishin të suksesshëm në shumë fusha. Jam i lumtur tani, me ide më të mira që disa lojtar kanë bërë individualisht dhe do të kemi moral më të lart.

Eric Garcia është kritikuar për paraqitjen e tij kundër Spanjës, por Luis Enrique e ka përkrahur futbollistin dhe ka theksuar se mbrojtja është punë ekipore.

“Nuk pajtohem me kritikat që Garcia ka marrë”, theksoi Luis Enrique.

“Ai është në formë të mirë. Ne vuajtim në tranzicion , por edhe mbrojtësit e tjerë vuajtën. Jam i lumtur me paraqitjen e tij dhe atë se si ka luajtur”.

Kujtojmë se Spanja pas Gjeorgjisë do të udhëtojë në Kosovë ku do të përballet me Dardanët në Stadiumin Fadil Vokrri më 8 shtator.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme