Barcelona e ka në shtëpi yllin e së ardhmes (Video)

Prishtinë | 28 Kor 2017 | 12:44 | Nga

Barcelona e ka në shtëpi yllin e saj të së ardhmes. Xavi Simons i ka mahnitur të gjithë me supertalentin e tij dhe pritet t’i prijë gjigantit katalunas në dekadën e ardhshme. Kualiteti i tij është i mahnitshëm. Ai synon të luajë në ekipin e parë të gjigantit katalunas

Barcelona njihet si një “fabrikë” e talenteve. Gjiganti katalunas ka prodhuar gjithmonë lojtarë kualitativë, të cilët kryesisht i ka shfrytëzuar më pas vetë ose i ka huazuar apo i ka shitur diku tjetër.

Por, klubi spanjoll e ka yllin e së ardhmes në shtëpinë e vet. Xavi Simons po impresionon me kualitetin e tij në ekipin e të rinjve dhe pritet të jetë lojtari kryesor i ekipit nga Camp Nou në dekadën e ardhshme.

Edhe vetë lojtari synon që një ditë të luajë në ekipin e parë, shkruan Zëri.

Djaloshi i artit

14-vjeçari holandez është ai për të cilin thonë se është djalosh i artit – babai i tij Regillio ka luajtur në të kaluarën në divizionin e parë të vendeve më pak të përparuara.

Ndërkaq, Xavi është rritur si futbollist në Spanjë dhe i ka marrë hapat e parë në skuadrën Alicante, ku prindërit i ishin transferuar kur babai i kishte vendosur këpucët në gozhdë.

Me vetëm 7 vjet ai ishte vëzhguar nga skautët e Barcelonës, të cilët e kishin sjellë në La Masia, qendra që i pret talentet e vegjël të skuadrës katalunase dhe me skuadrat e të rinjve ai ka dalë në pah dhe i ka rënën në sy publikut, duke fituar trofe njërin pas tjetrit.

Fenomen mediatik

I lindur më 21 prill të vitit 2003, Xavi Simons dallohet kur është në fushë jo vetëm për talentin dhe kualitet e jashtëzakonshme teknike, por edhe me flokët e tij të gjata dhe kaçurrele, të cilin e bëjnë më të veçantin në fushë.

Se Xavi tashmë është një idhull i vogël për ata që e ndjekin Barcelonën e demonstrojnë edhe më shumë se 300 mijë ndjekës në llogarinë e tij në rrjetin social “Instagram”, shumë më tepër sesa mund të llogarisin edhe disa prej lojtarëve profesionistë të La Ligas.

Pa llogaritur këtu që videot e paraqitjeve të tij në fushë mund të gjenden në “Youtube” dhe ato janë “duke pëlcitur” nga shikueshmëria.

“Do të luaj në skuadrën e parë”

Paraqitjet që po i bën me skuadrën e të rinjve japin shpresë që Xavi Simons ka një të ardhme edhe në ekipin senior të Barcelonës. Këtë vit ai është ftuar nga seleksionuesi i ekipit U-14 të Holandës, kur me fanellën e “Tulipanëve” e ka bërë tashmë eksperiencën e parë në nivelin ndërkombëtar.

Janë të shumtë ata që e konsiderojnë holandezin e vogël si një pjesë të rëndësishme të Barcelonës së të ardhmes, ndërsa ka njerëz që tregojnë se djaloshi ka thënë “një ditë do të luaj në skuadrën e parë”.

Mirëpo, drejtuesit dhe trajnerët e skuadrës së të rinjve të Barcelonës mundohen gjithmonë ta evitojnë faktin që lojtarët premtues të mendojnë për ekipin e parë, por të jetojnë në mënyrë sa më të qetë të jetë e mundshme në etapën e tyre të rritjes futbollistike.

Mirëpo, ky fakt nuk ua mohon tifozëve që të ëndërrojnë me syhapur, duke e parë Xavi Simons duke shkëlqyer në Camp Nou në dekadën e ardhshme.

Ka prej tyre që tashmë e krahasojnë me Neymarin, duke e ditur se nëse triumfon me Barcelonën Xavi nuk do t’i dëgjojë sirenat milionëshe të PSG-së.

Por për këtë është herët të flitet. Do të arrijë momenti i holandezit të vogël, për këtë nuk ka dyshim, por momentalisht  ta lëmë të rritet i qetë dhe në paqe.

ImageImage

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme