Gjiganti katalunas e do qendërmbrojtësin e Milanit, i cili vlerësohet 50 milionë euro nga gjiganti italian
Alessio Romagnoli është bërë objektiv i Barcelonës.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Sport”.
Qendërmbrojtësi italian është profili i lojtarit të cilin po e kërkon gjiganti katalunas për sezonin e ardhshëm.
Gjithnjë sipas mediumit spanjoll, kartoni i përfaqësuesit italian kushton 50 milionë euro.
Milani nuk është i interesuar ta shesë mbrojtësin e tij kryesor, por një ofertë e majme mund t’ia ndryshonte mendjen gjigantit italian.
Barça është në kërkim të një mbrojtësi afatgjatë, për ta zëvendësuar gradualisht Gerard Piquen.