Chelsea është njëri ndër klubet të cilëve u është dhënë mundësia e transferimit të Philippe Coutinhos nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës.
Philippe Coutinho është për momentin i huazuar në Bayern Munich deri në fund të sezonit, mirëpo gjiganti i Bundesligës nuk pritet ta shfrytëzojë opsionin për ta blerë brazilianin në mënyrë permanente, transmeton Gazeta Express.
Kjo bën që Coutinho të kthehet te klubi spanjoll sapo të përfundojë sezoni aktual, përkundër që e ardhmja e tij në Camp Nou s’është aspak e sigurt, edhe pse trajneri Quique Setien e lavdëroi atë në një intervistë të fundit.
Trajneri i Barcelonës insistoi se braziliani është një futbollist i mrekullueshëm dhe se ai mund të jetë pjesë e skuadrës së tij për sezonin e ardhshëm 2020/21.
Mirëpo, burimet e Goal.com raportojnë se drejtuesit e Barcelonës nuk kanë ndryshuar planet dhe mendimin për Coutinhon, përderisa do të tentojnë ta shesin mesfushorin sapo të hapet afati kalimtar te ndonjë klub i Premierligës, për të fituar sa më shumë financiarisht.
Chelsea është ndër klubet të cilëve u është ofruar mundësia e transferimit të Coutinhos këtë verë. Kjo mund të jetë një mundësi e mirë për klubin londinez, përkundër që atyre do t’u bashkohet edhe Hakim Ziyech këtë verë nga Ajaxi, pasi që nga klubi pritet të largohen Pedro, Ëillian e Olivier Giroud.
Barcelona dëshiron të sigurohet që të fitojë mjaft shumë para nga shitja e lojtarëve, në mënyrë që të mos bie ndesh me rregullat e ndershmërisë financiare të UEFA-s kur të tentojë për transferimin e Lautaro Martinezit nga Interit dhe Neymarit nga Paris Saint-Germaini