Barcelona ka ndarë 92 milionë euro bonuse për lojtarët pas triumfit në ligë dhe Superkupën e Spanjës

Prishtinë | 08 Tet 2019 | 13:26 | Nga Ekonomia Online

Barcelona ka ndarë 92 milionë euro bonuse për lojtarët, pas triumfit në La Liga dhe në Superkupën e Spanjës në sezonin e kaluar.

Ky bonus ishte më i vogël për dy milionë euro më i vogël se në vitin 2018, por ishte më i madh se në vitin 2015 kur skuadra e fitoi tripletën.

Mundo Deportivo raporton se skuadra ka shpenzuar 541 milionë euro në të gjithë personat e përfshirë në skuadër, e që aty hyn edhe i gjithë stafi.

Në mesin e kësaj shume, 311 milionë janë shpenzuar në lojtarë dhe stafin e trajnerit që fituan ligën spanjolle dhe Superkupën e Mbretit, mirëpo dështuan në Kupën e Mbretit që e fitoi Valencia.

Në sezonin 2014/15, Blaugranasit paguan 89 milionë euro për lojtarë dhe trajnerin kur fituan La Ligan-në, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve.

Në sezonin 2017/2018, Barcelona ka paguar 94 milionë euro për lojtarët dhe trajnerit, gjersa fituan Kupën e Mbretit dhe ligën e Spanjës. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme