Barcelona ia ka vërë syrin qendërmbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly.
Drejtuesit e skuadrës së Barcelonës janë në kërkim të një qendërmbrojtësi për sezonin e ri.
E përditshmja sportive katallane, Mundo Deportivo, ka zbuluar se objektiv i Barcelonës është qendërmbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly.
Mundo Deportivo shkruan se skautët e Barcelonës e kanë vëzhguar senegalezin në ndeshjen e fundjavës mes Romës dhe Napolit.
Por, Barcelona nuk do ta ketë të lehtë ta transferoj Koulibalyn, pasi Napoli për të kërkon rreth 60 milionë euro.