Barcelona dhe Real Madrid do të përballen sonte (e mërkure) në kuadër të Kupës së Mbretit.
Përballja e parë në mes të Barcelonës dhe Real Madridit në kuadër të Kupës së Mbretit do të filloj në ora 21:00.
Sipas mediave në Spanjë, Leo Messi do të jetë i gatshëm për El Clasicon e parë për këtë vit, gjersa është stërvitur që dy ditë me skuadrën, përcjell lajmi.net.
Barcelona do të jetë me fanella speciale në këtë ndeshje, duke shënuar kështu fillimin e vitit të ri kinez.
Messi me gjasë nuk do të luaj nga fillimi, por që do të inkuadrohet në pjesën e dytë.