Pasi që klubi i Atletico Madridi dërgoi në FIFA një ankesë për Barcelonën në lidhje me kontaktet e tyre me Antoine Griezmann, ndërsa tani kanë reaguar edhe katalunasit.
Është raportuar se Blaugranat kanë filluar bisedimet me të afërmit e lojtarit, por klubi i mohon këto bisedime
“Barcelona nuk ka negociuar me asnjë lojtar, që kështu nuk ak thyer asnjë rregull”, ka thënë zëdhënësi i klubit për MARCA.
Të hënë drejtori i Barcelonës, Guillermo Amor, kishte thënë se nuk ka negociata nga të dyja palët për Griezmann, pasi ka kontratë deri në vitin 2022.
Sipas rregullave të FIFA-s një klub nuk guxon të kontaktojë me lojtarin nëse nuk i është bërë të ditur klubit të tij aktual.
Griemzann pëlqehet shumë nga skuadrat më të mëdha në Evropë.
Manchester United kishte shfaqur interesim gjatë verës, por Atletico Madridi e kishte të ndaluar të transferojë lojtarë gjatë verës, duke bllokuar edhe shitjet.