Barcelona nis bisedimet për rinovimin e kontratës së Messit

Prishtinë | 22 Kor 2019 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Barcelona është e interesuara të rinovojë edhe për disa vite kontratën e yllit të tyre, Lionel Messi.

Messi ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me klubin katalunas në vitin 2004.

Që nga ajo kohë, ylli argjentinas ka rinovuar plot dhjetë herë kontratën e tij me klubin nga Camp Nou.

32-vjeçari tashmë ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij aktuale, por drejtuesit duan t’ia rinovojnë edhe për disa vite.

Barcelona dëshiron ta blindojë yllin e tyre (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Sipas mediumit të njohur ESPN FC, Barcelona ka nisur tashmë bisedimet me Messin për rinovimin e kontratës së sulmuesit.

Ideja e klubit nga Camp Nou është që Messi të vazhdojë kontratën edhe dy vite tjera dhe të mbetet në klub deri në moshën 36-vjeçare. 

Të ngjashme