Barcelona ka gjetur golin e epërsisë, të shënuar nga Antoine Griezmann, në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës kundër Atletico Madridit.
Goli i shënuar nga Koke duket se ka zgjuar Barcelonën, e cila shënoi dy gola të shpejtë duke përmbysur rezultatin.
I pari që shënoi për ekipin katalunas dhe barazoi rezultatin ishte Messi, në fillimin e pjesës së dytë, disa minuta pas golit të kundërshtarit.