Barcelona shënon rekord më të keq në historinë e klubit në Ligën e Kampionëve

Prishtinë | 30 Sht 2021 | 08:55 | Nga Ekonomia Online

Barcelona e ka përjetuar fillimin më të keq në historinë e klubit në garën më të madhe evropiane për klube, Ligën e Kampionëve, pasi e pësoi humbjen e dytë radhazi në fillim të kësaj gare.

Benfica e mposhti 3:0 Barçën të mërkurën, duke ia shkaktuar disfatën e dytë radhazi me të njëjtin rezultat, pasi Bayern Munich e kishte mundur në ndeshjen hapëse të grupit javë më parë.

Kjo është hera e parë që katalonasit i humbin dy ndeshjet e para në Ligën e Kampionëve.

Një fillim të tillë Barcelona e kishte përjetuar edhe në UEFA Cup, kur ishte mposhtur dy herë nga Porto në rrethin e parë në sezonin 1972-73.

Barça është në krizë të madhe brenda dhe jashtë fushës, pasi përveç problemeve financiare – që çuan në largimin e Lionel Messit – skuadra e Ronald Koeman e ka fituar vetëm njërën prej pesë ndeshjeve të fundit.

Të ngjashme