Barcelona nuk dëshiron të lejojë largimin e tij dhe ka përgatitur kontratë të re për qëndrimin e tij në Camp Nou.
Barcelona ka vendosur t’i ofrojë kontratë të re mbrojtësit Samuel Umtiti.
Tabloidi britanik “Daily Mail” raporton se klubi katalan është i gatshëm të sigurojë të ardhmen e reprezentuesit francez në Camp Nou.
Umtiti ka shkëlqyer me paraqitjet e tij te Barcelona.
Kjo ka bërë që ai të zgjojë interesim nga Manchester City i Pep Guardiolës.
Por, Barcelona nuk dëshiron të lejojë largimin e tij dhe ka përgatitur kontratë të re për qëndrimin e tij në Camp Nou.