Yerry Mina është një hap larg të bërit lojtar i Barcelonës.
Qendërmbrojtësi 23-vjeçar i Palmeiras, mund të nënshkruajë me Barcelonën qysh sot, raporton Mundo Deportivo, përcjell Express.
Në rast se ka arritur marrëveshje me klubin brazilian, ai do t’u thotë lamtumirë bashkëlojtarëve dhe javën e ardhshme, më saktësisht të hënën më 8 janar, ai do të zbarkojë në Barcelonë ku edhe do të prezantohet edhe zyrtarisht në “Camp Nou”.
Përfaqësuesit e lojtarët e kanë pranuar se fundi i lumtur po afron. Më shumë mundësi ai do të nënshkruajë kontratë me Barçën deri më 2022.
Drejtori sportiv i Palmeiras, Alexandre Mattos, e ka konfirmuar se Barcelona tashmë ka bërë ofertë për Yerry Minan dhe se klubi është duke e studiuar atë.