Klubi spanjoll, Barcelona po kërkon të rinovojë kontratën e sulmuesit francez, Ousmane Dembele.
Marrëveshja e tij aktuale skadon në qershor të vitit 2022. Pra, Dembele ka kontratë edhe një vit e gjysmë me klubin katalunas.
Onda Cero raporton se lojtari nuk është fare në nxitim, përcjell Gazeta Express.
Dembele ka luajtur për Barcelonën 111 ndeshje dhe ka shënuar 26 gola.
Që nga transferimi i tij nga Dortmundi në vitin 2017, shumicën e kohës e ka kaluar me lëndime, që kanë ndikuar shumë në karrierën e tij.