Barcelona dhe Guangzhou Evergrande kanë arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit brazilian, Paulinho.
Lojtari është transferuar për 40 milionë euro, ndërsa nesër (e martë) do të kryej testet mjekësore dhe do të nënshkruaj kontratë katër vjeçare me Barcelonën.
“Barcelona dhe Guangzhou Evergrande kanë arritur marrëveshje për transferimin e Paulinhos për 40 milionë euro. Klauzola e prishjes së kontratës do të jetë 120 milionë euro”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.