Barcelona ka fituar me rezultat 2-0 në ndeshjen kundër Athletic Bilbaos.
Katalunasët kanë vazhduar pa humbje në kampionatin spanjoll edhe pas ndeshjes së javës së 10-të në Bilbao, duke koleksionuar nëntë fitore dhe një barazim.
Skuadra e Ernesto Valverdes ka dominuar gjithë takimin, por edhe vendasit kanë pasur rastet e veta duke rrezikuar portën e Barcelonës.
Pjesa e parë e takimit nisi më mirë për vendasit që rrezikuan dy herë me Aritz Aduriz, por pa gola.
Në anën tjetër, Barcelona shënoi golin e parë në minutën e 36-të, të cilën e shënoi ylli i skuadrës, Lionel Messi, i asistuar nga Jordi Alba.
Në pjesën e dytë, të dy skuadrat patën raste, ndeshja ishte më e tensionuar, pati edhe ndëshkime dhe një gol nga mysafirët.
Ishte Paulinho, i cili shënoi në minutat shtesë dhe vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes 2-0.
Pas kësaj fitoreje, Barcelona vazhdon kryesimin në La Liga me 28 pikë, ndërsa Bilbao renditet në vendin e 11-të me 11 pikë.
Në ndeshjen e radhës, katalunasit e presin në shtëpi Sevillan, ndërsa baskët udhëtojnë te Celta Vigo.