Kandidati i LDK-së për deputet, Bardhyl Hasanpapaj, ka publikuar një video pas tubimit të madh të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku u prezantuan kandidatët për zgjedhjet e 7 qershorit.
Hasanpapaj ndau pamje nga atmosfera e krijuar në tubim, duke e cilësuar LDK-në si “lista e fitores”.
“Kjo është LDK-ja, kjo është lista e fitores, kjo është Kosova që e duam, e bashkuar, e integruar në Bashkimin Evropian. Fitore më 7 qershor”, u shpreh Hasanpapaj në videon e publikuar.
Në tubimin e djeshëm të LDK-së morën pjesë qindra qytetarë dhe mbështetës të partisë, ndërsa kandidatët u prezantuan zyrtarisht në nisje të fushatës zgjedhore.