Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka deklaruar se është e vështirë që Neymari të kthehet në Barcelonë për faktin se nuk është kontaktuar nga futbollisti ose nga agjentët e tij, por edhe PSG-ja nuk do të lejojë largimin e tij.
Ai thotë se as Barcelona nuk ka bërë kërkesë për transferimin e tij, dhe Neymari nuk është në tryezë për sa u përket transferimeve, transmeton Koha.net.
“S’kam folur asnjëherë me ta, as me babanë e as me vet lojtarin. Nuk më kanë telefonuar se duan të kthehen te Barcelona. Ne po përgatitemi për sezonin e ardhshëm dhe emri i Neymarit nuk është në tavolinë. Po flasim për një lojtar të PSG-së dhe nuk mendoj se PSG-ja dëshiront të heq dorë nga ai”, ka deklaruar Bartomeu për El Partidazo de Cope.
© KOHA