Josep Maria Bartomeu, presidenti i Barcelonës, ka dhënë një deklaratë të fuqishme gjatë Asamblesë së përgjithshme të klubit.
Numri një i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka bërë të ditur se Barcelona dëshiron të garoj në La Liga.
“Barcelona dëshiron të vazhdojë të luajë në LaLiga”, ka deklaruar presidenti i Barcelonës, përcjell Marca.
Më herët është përfolur se Barcelona do të largohet nga La Liga nëse Katalonja shpallë pavarësinë e saj nga Spanja.
Bartomeu, gjatë Asamblesë së përgjithshme të klubit, ka dënuar dhunën e ushtruar nga policia e Spanjës ndaj qytetarëve të Katalonjës gjatë referendumit.