Në një bashkëbisedim me banorët e Manzës, në Durrës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur mbi largimin e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
“Fatmir Xhafaj u largua i shkatërruar nga detyra. Kjo qeveri erdhi në pushtet nga lidhjet me bandat. Fatmir Xhafaj, prej ditës së parë në atë karrige kishte një merak, të shpëtonte vëllain e dënuar.
Ai u largua nga frika e përballjes me hetimin. Xhafaj përballej me përgjegjësinë e përfshirjes në manipulimin e një dosjeje hetimore, për t’i bërë bisht dosjes së vëllait të tij Agron Xhafaj”, tha ndër të tjera Basha.
Fatmir Xhafaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra si Ministër i Brendshëm i Shqipërisë. Në vend të tij është emëruar Gjeneral Sandër Lleshi.