Basha kujton vizitën e ish-presidentit Bush në Shqipëri

Prishtinë | 10 Qer 2017 | 19:11 | Nga

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kujtuar kohën kur 10 vite më parë kur ishte ministër i Jashtëm priti në Shqipëri ish-Presidentin e ShBA George Bush.

“Sot 10 vjet më parë pata nderin të pres dhe ta shoqëroj gjatë gjithë vizitës së tij historike në Shqipëri, Presidentin e ShBA George W. Bush, i cili njoftoi nga Tirana vendimet se Kosova do bëhej e pavarur dhe Shqipëria do anëtarësohej në NATO”.

“Kombi ynë i është përjetë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Si kryeministër i Republikës së Re unë do ta forcoj edhe më shumë bashkëpunimin dhe aleancën strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Presidentin Trump.”, ka shkruar ai në rrejtin social Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme