Basha: LDK nëse kthehet ndonjëherë në pushtet, ta kujtojë se mund t’i duhet përkrahja për marrëveshjet ndërkombëtare

| 22 Shk 2023 | 15:35 | Nga

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha ka reaguar pasi LDK-ja nuk e votoi marrëveshjen ndërkombëtare në mes të Kosovës dhe Fondit OPEC në vlerë prej 40 milionë dollarëve.

Sipas Bashës, LDK-ja duhet ta kujtojë se, nëse kthehet ndonjëherë në pushtet, mund t’i duhet përkrahja për marrëveshjet ndërkombëtare dhe çdo precedent që po e shkakton është i rrezikshëm.

E fajin për votimin kundër ia ka lënë deputetit Avdullah Hoti.

“Prandaj ?ë?? ?. ????????? ë???ë ?ë???? ??????? ??? ?? ?????? ?ë? ????????, ??ë???ë ??? ????? ?? ?ë???? ????????? ???? ?ë ?? ? ?ë???? ???-?ë, ? ?????? ???? ? ???ë ?????? ?ë ë???ë ?. ???? ??????? ?ë? ???????? ? ???-?ë ???”, ka shkruar Basha.

Basha tutje ka shtuar se VV-ja kishte votuar të njëjtën marrëveshje ndërkombëtare kur ishin në opozitë e LDK-ja në pushtet.

“Edhe pas rrëzimit të Qeverisë me urdhër të Grenellit, ne si Grup Parlamentar dhe unë si deputet në atë grup me 24 korrik 2020 e kemi votuar atë marrëveshje ndërkombëtare financiare, dhe po e njejta marrëveshje ka pas brenda saj mjete që kanë shkuar për pagesat e skemave sociale”, ka shkruar ai.

Të ngjashme