Basha merr lëndime nga gazi lotsjellës

Prishtinë | 16 Mar 2019 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, është lënduar nga tymi i gazit që po përdorin policia kundrejt protestuesve në Shqipëri, raporton KTV.

Policia në Shqipëri po vazhdon hedhjen e gazit lotsjellës me qëllimin për t’i shpërndarë protestuesit.

Vijon të jetë e tensionuar situata para Parlamentit të Shqipërisë, ku prej orës 12:30 është spostuar turma e protestuesve, pas thirrjes së drejtuesve opozitarë.

Policia ndërhyri fillimisht me gaz lotsjellës, por turma u shpërnda vetëm përkohësisht, për t’u rikthyer sërish më pas para godinës.

Nuk mungojnë as tentativat për të prishur barrierat rrethuese të parlamentit, por edhe hedhja e sendeve të forta drejt hyrjes.

Ndërkohë, një numër i konsiderueshëm i forcave të rendit, por zhvendosen drejt parlamentit, pasi ishin stacionuar fillimisht para kryeministrisë.


Image
Image


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme