“Ndërlidhja e krimit me politikën rrezikon të kompromentojë rëndë gjithçka ka arritur Shqipëria në këto vite, si edhe të asgjesojë çdo reformë për zhvillimin e vendit”.
Këtë frazë ka veçauar sot, Kryetari i PD-së Lulzim Basha në Fb, si thelbin e bisedimeve që pati dje me përfaqësues të Institutit Demokrat Amerikan,
të drejtuar nga Robert Benjamin, Drejtor për Europën Qendrore dhe Lindore.
Pikërisht për këtë problem, Basha theksoi me forcë në takimin nevojën e krijimit të një qeverie antimafia.