Gjatë qëndrimit në Gjermani, ku mori pjesë në punimet e Kongresit të CDU gjermane, kryedemokrati shqiptar Lulzim Basha zhvilloi një takim me Johan Wadephul.
Ljamin e bëri publik vetë kreu i PD-së përmes një postimi në rrjetet sociale, ndërsa ndan edhe fotot nga takimi.
“Takim i shkëlqyer me Johan Wadephul. PD e angazhuar për zbatimin e kushteve të Bundestagut për Shqipërinë që përbejnë udhërrëfyesin për të dalë nga kriza e rëndë politike dhe drejt integrimit në BE përmes demokracisë, sundimit të ligjit dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”.