Basha: Parlamenti një banjë publike, deputetët bagëti që shiten e blihen

| 15 Mar 2019 | 12:23 | Nga

Kreu Demokrat, Lulzim Basha, ishte sot në Durrës ku u takua me banorë dhe studentë dhe bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e opozitës.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se deputetët e rinj që po zëvendësojnë opozitën shiten e blihen si bagëti në tregun e Milotit.

Shikoni si e trajton parlamentin, si banja publike. Shikoni si i trajton deputetët, si bagëti që shiten e blihen si në pazar të Milotit. A ka shenjë më të qartë të degradimit të këtij pushteti, sesa shit-blerja, e të ashtuquajturve deputetëve të opozitës së re si të ishin bagëti.’ është shprehur Basha në fjalën e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme