Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka pritur në takim kreun e PD-së, Lulzim Basha, raporton Ekonomi Online.
Ahmeti u shpreh se me Bashën kanë biseduar për çështje të rëndësishme për të dyja vendet.
Në një konferencë të përbashkët për medie, Ahmeti tha se nevojitet një dakordim i spektrit politik në vend dhe Shqipëri.
“Me Bashën biseduam për ngjarjet e fundit politike jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri por e them me theks të veçantë për Kosovën, të cilin e falënderoi për interesimin që ka pas për Kosovën”.
“E theksova edhe një herë atë që e kam thënë se nevojitet një kohezion i faktorit politik së pari brenda Kosovës por edhe në Shqipëri”.
“Ky vit është i vështirë për Kosovën edhe në aspektin e politikës së jashtme jo verëm Gjykatës Speciale, por edhe dialogut, i cili po zhvillohet në mënyrë paralele pak në Bruksel e pak në Uashington”, tha Ahneti.
E kryetari i PD-së, Lulzim Basha, tha se askush nuk mundet ta njollosë luftën Çlirimtare të Kosovës, raporton EO.
“E para një përkrahje e pakushtëzuar për te gjitha proceset të cilat kanë akomoluar një përvojë të shkëlqyer dhe kanë ditur të përballen me mençuri dhe vendosmëri për këto vite”.
“Nga ana tjetër mund të them se shërbimi më i mirë që mund t’i bëhet Kosovës është heqja dorë nga protagonizmi pavend që është një keqpërdorim i çështjeve të Kosovës për konsum të brendshëm”.
“Sa i përket Gjykatës Speciale, askush nuk mundet ta njollosë luftën Çlirimtare të Kosovës që ishte një luftë mbrojtëse ndaj një agresori me synim gjenocidin dhe spastrimin nga Kosova”.
“Për 100 vjet Kosova është përballur me spastrim, unë produkti këtij spastrimi ku gjyshërit e mi i detyroi të iknin nga Kosova në vitin 1940 dhe këtu nuk ka asgjë të re”, tha Basha.