Basha u ka kërkuar kryetarëve të degëve të partisë, të nisin menjëherë përgatitjet për zgjedhjet elektorale.
“Pranë Partisë Demokratike do të ngrihet shtabi qendror elektoral dhe politik, shtabe që do të shtrihen në mënyrë piramidale në të gjithë vendin”, thuhet në reagimin e Partisë Demokratike pas mbledhjes së kryetarit Basha me krerët e degëve.
Për sa i përket vendimit për aksionin politik, që përfshin edhe protestat, selia blu thotë se vendimmarrja do të përcaktohet në një moment të dytë, për të shmangur shfokusimin nga çështjet kryesore.