Kryetari i PD, Lulzim Basha ka uruar kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban për fitoren në zgjedhjet kësaj të diele.
Në një postim në Facebook, Basha thotë se fitorja e partisë FIDESZ është një tjetër fitore domethënëse e të djathtës europiane.
Ja postimi i polotë i Bashës në Facebook:
Përgëzime për Kryeministrin Viktor Orban dhe partinë tonë simotër FIDESZ për fitoren e thellë për një mandat të tretë qeverisës. Hungarezët i dhanë mbështetje masive të djathtës dhe vazhdimit të qeverisjes që i ka sjellë vendit zhvillim të ndjeshëm ekonomik dhe mirëqenie.
Suksesi i FIDESZ është një tjetër fitore domethënëse e të djathtës evropiane, pas atyre në Austri dhe Gjermani dhe veçanërisht për Partinë Popullore Evropiane, familjen politike të Partisë Demokratike.