Basha përgëzon Orban: Hunagrezët i dhanë një mbështetje masive të djathtës

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 16:33 | Nga

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka uruar kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban për fitoren në zgjedhjet kësaj të diele.
Në një postim në Facebook, Basha thotë se fitorja e partisë FIDESZ është një tjetër fitore domethënëse e të djathtës europiane.
Ja postimi i polotë i Bashës në Facebook:

Përgëzime për Kryeministrin Viktor Orban dhe partinë tonë simotër FIDESZ për fitoren e thellë për një mandat të tretë qeverisës. Hungarezët i dhanë mbështetje masive të djathtës dhe vazhdimit të qeverisjes që i ka sjellë vendit zhvillim të ndjeshëm ekonomik dhe mirëqenie.
Suksesi i FIDESZ është një tjetër fitore domethënëse e të djathtës evropiane, pas atyre në Austri dhe Gjermani dhe veçanërisht për Partinë Popullore Evropiane, familjen politike të Partisë Demokratike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme