Basha pret protestuesit kuksianë: Thirrje qytetarëve, të vazhdojmë bashkë kryengritjen!

Prishtinë | 06 Pri 2018 | 17:34 | Nga

Kryetari i PD-së Lulzim ka pritur këtë të premte në selinë blu familjarët dhe qytetarët kuksianë që protestuan të shtunën e kaluar në tunelin e Kalimashit, teksa ka deklaruar se opozita nuk ka ndërmend të ndalet në marshin e saj protestues.

Basha është shprehur se opozita së bashku me qytetarët do të vijojnë mosbindjen civile si të vetmin akt që do të mund të sillte ndryshimin e shumëpritur, largimin e Edi Ramës dhe me të edhe të të gjithë taksave dhe barrës së rëndë financiare që ky i fundit ka vendosur mbi kurrizin e qytëetarëve.

Kryedemokrati u shpreh se Rama është një frikacak i mbyllur në bunkierin e tij dhe nuk mund të kuptojë hallet e kuksianëve të thjeshtë të ngritur në protestë dhe të burgosur padrejtësisht për shkak së u çuan për të mbrojtur të drejtat e tyre.

Basha ka hedhur dhe akuza drejtuar kryeprokurores Marku, duke e cilësuar atë si të bërë palë me kryeministrin Rama.

“Sapo kam pritur burrat, prindërit, baballarët nga Kukësit të cilët pasi u trajtuan në mënyrë shtazarake janë liruar me kusht ndërkohë që vazhdojnë të ndiqen penalisht. Shikojini këta njerëz, fytyrat e tyre, mungesën e ndihmës ekonomike dhe shanset për punë që iu është vënë trau tek dera.

U ngritën për mbijetesën e fëmijëve të tyre. këta janë njerëzit që Rama i do në burg dhe për të cilët ka ngritur një proces politik., jam krenar që jam sot në krah të tyre dhe që së bashku me deputetët e tjerë po hetohemi nga kjo hetuesi politike që mendon se në mënyrë të verbër mund të mbysë revoltën e njerëzve të thjeshtë.

Rama frikacak i mbyllur në bunkerin e tij dhe nuk arrin të kuptojë brengën e këtyre njerëzve. Futja në bunker është edhe fundi i autokratëve të korruptuar dhe të inkriminuar.

Thirrje të gjithë shqiptarëve të vazhdojmë së bashku kryengritjen qytetare. Aktin që morën qytetarët e Kukësit kundër padrejtësive ta vazhdojmë deri në fund për t’i dhënë fund njëherë e mirë një shteti grabitqar”, tha Basha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme