Basha reagon mbi artikullin e BILD: Shumë miq të huaj hoqën dyshimin, Rama i lidhur thellësisht me krimin

Prishtinë | 05 Qer 2019 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Nga Gjermania, lider i opozitës Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë në lidhje me publikimin e përgjimeve nga ana e gazetës gjermane BILD, ku tregohet fare qartë lidhja mes kryebashkiakut Vangjish Dako e grupit kriminal të Avdyklajve, por gjithashtu dhe influenca e madhe që këta të fundit kanë patur në zgjedhjet e shkuara parlamentare.

Bashak shkruan në rrjetion social, se sot mer publikimin e artikullit nga BILD, shumë miq të huaj e hoqën plotësisht dyshimin e në Shqipëri mafia po bën kërdinë dhe qeveria është e lidhur ngushtë me këta të fundit.

Përgjimet e publikuara nga gazeta prestigjioze BILD kanë tronditur sot shumë shqiptarë dhe shumë miq të huaj, të cilët kanë hequr çdo dyshim se për të mbajtur pushtetin e kalbëzuar nga korrupsioni, Edi Rama ka bërë pakt me krimin, ka blerë vota nëpërmjet bandave dhe trafikantëve ndërkombëtarë të drogës.

STATUSI:

6 përgjimet e publikuara nga media gjermane si pjesë e dosjes 339/1 janë radiografia e pushtetit mafioz dhe ilegjitim të Edi Ramës.

Bisedat tregojnë fuqinë e krimit të organizuar:

• Për të ndikuar në emërimin e deputetëve dhe të kryebashkiakëve të PS.
• Për të blerë votat për llogari të Edi Ramës sipas objektivit të caktuar prej tij.
• Për të urdhëruar administratën publike të identifikojë kundërshtarët politikë të Edi Ramës, që t’i kërëcënojë për votën e tyre.
• Për të marrë favore shtetërore në kundërshtim me ligjin.
• Për t’u informuar për axhendën politike brenda dhe jashtë vendit të kryeministrit.

Përgjimet që mbahen peng nga prokuroria e kontrolluar prej Edi Ramës, janë konfirmim i pakundërshtueshëm se:

• Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e vitit 2017 është produkt i krimit të organizuar.
• Qeveria e Edi Ramës është ilegjitime.
• Me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme.

Përgjimet e publikuara nga BILD janë tregues i historisë politike të Edi Ramës: ai ka ardhur në pushtet nga krimi dhe e mban pushtetin me krimin e për krimin.

Sot më shumë se kurrë, vendi ka nevojë për zgjidhje politike, e cila kalon përmes largimit të kryeministrit ilegjitim Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore, që të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme