Basha: Shpresojmë të kemi lajme të mira për anëtarësimin e Këshillit të Evropës

Prishtinë | 24 Pri 2023 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, ka thënë se shpreson që sot Kosova do të marrë përgjigje pozitive nga Komiteti i Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Ai e ka shpërndarë një fotografi në rrjetin social Facebook, në të cilën shfaqet bashkë me shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashin, dhe atë të AAK-ës, Besnik Tahirin.

“Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës me Arben Gashi dhe Besnik Tahiri, me shpresën se do të kemi lajm të mirë nga Komiteti i Ministrave që sot vendos mbi pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, ka shkruar Basha.

Të ngjashme