Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka falenderuar të gjithë qytetarët protestues për protestën e ditës së djeshme.
Basha shkruan në “facebook” se të gjithë bashkë do të largojnë këtë qeverisje antipopullore dhe antikombëtare sa më parë.
“Mirënjohje të thellë dhe falenderime nga zemra për të gjithë ata që na janë bashkuar në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa. Bashkë do ta largojmë këtë qeverisje antipopullore dhe antikombëtare. Sa më parë, aq më mirë për Shqipërinë!
Detyra më e madhe, prioriteti numër një, është t’ju japim shqiptarëve ndryshimin e vërtetë, fundin e tranzicionit, Shqipërinë e lirive, mundësive dhe mirëqenies për të gjithë. #ShqiperiasiEuropa”, shkruan Basha.