Basha thotë se vizita e tij s’lidhet me aktakuzat e Speciales, premton heqjen e taksës

Prishtinë | 20 Kor 2020 | 11:54 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas takimit të kryeministrit Avdullah Hoti dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, kanë mbajtur konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Avdullah Hoti ka falënderuar Bashën për vizitën. Hoti tha e se e kishte njoftuar Bashën me sfidat e pandemisë si dhe për procesin e dialogut.

“Ndamë shqetësimet tonë në lidhje me përballimin e pandemisë. E informova ëpr akrivotetet për ti dalë në ndihmë bizneseve tw rimëkëmbjes ekonomike dhe ato të dialogut”.

Kryetar i PD-së Lulzim Basha ka thënë se ndihet mirë sa herë që është në Prishtinë.

Basha gjithashtu ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës në lidhje me planin për rimëkëmbjen e ekonomisë.

“Unë ndodhem me kënaqësi në Prishtinë që është qyteti im i dytë pas Tiranës, por edhe sepse e bëtë të tillë për të më shpallur qytetar nderi para disa vitesh. Po ndjekim me shqetësim përparimin e pandemisë dhe jam inkurajuar nga paketa e masave që ju si Kosovë keni ofruar për qytetarët”.

“Me paketën ekonomike që ju keni njoftuar në raport me buxhetin e Kosovës një paketë e tillë ju vendos në krye të rajonit, por në Shqipëri është edhe më kritike sa i përket ekonomisë. Po ashtu ju shprehi mbështetjen time në dialog e cila mund të ketë një përfundim me njohje reciproke”.

Basha më tutje ka thënë se një ndër vendimet e tij në rast se zgjidhet kryeministër do të jetë heqja e taksës rrugore në rrugën e kombit.

“Një ndër vendimet si kryeministër në zgjedhjet e vitit të ardhshëm do të jetë heqja e taksës në rrugën e kombit”.

Ai ka thënë se vizita nuk ka të bëjë me aktakuzat e Speciales për krime të luftës në Kosovë, raporton EO.

“Vizita ime është e vonuar, por ndodh në moment zhvillimesh, por nuk është kjo arsyeja ime, por është vizitë pasi kisha një ftesë”.

Të ngjashme