Basha: Trump se di kush është Rama

Prishtinë | 16 Qer 2017 | 23:14 | Nga

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka rrëfyer për takimin me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

“E vërteta është që unë kam lidhje të fuqishme në Shtëpinë e Bardhë. Vizitën ka qenë e  planifikuar që në 18 dhe 19 maj, mirëpo është shtyrë për shkak të protestës dhe negociatave. Kam lidhje me bashkëpunëtorët e ngushtë të presidentit Trump. Lidhjet e mia me SHBA janë të vjetra dhe të forta.”

“Aktualisht me Shtëpinë e Bardhë kam lidhje të forta dhe të ngushta. Fotot dhe qëndrimet i shohin dhe i vlerësojnë shqiptarët. Atje kam takuar biznesmenët më të fuqishëm ku kam diskutuar për bashkëpunimin në të ardhmen. Do të kthehem pas zgjedhjeve në Uashington për të çimentuar marrëdhëniet politike dhe ekonomike” – tha Basha.

“Biseda zgjati 3-4 minuta. Aktiviteti zgjati gati 2 orë. Ishin aty njerëzit më të ngushtë të Presidentit dhe kishte mundësi ndërveprimi. Ndodhi një gjë e madhe 10 ditë para zgjedhjeve. Atë që kuptova nga ky takim ishte se Trump nuk e kishte takuar dhe nuk kishte biseduar kurrë me Edi Ramën dhe nuk kishte asnjë ide për të” – tha Basha në Zonë e Lirë.

Të ngjashme