Bashkatdhetari i dhuron një autoambulancë QKMF-së në Skenderaj

Skenderaj | 29 Gus 2017 | 16:43 | Nga

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Skenderaj ka përfituar edhe një autoambulancë, donacion ky i siguruar nga bashkatdhetari Blerim Selimi nga fshati Kuçicë, i cili punon dhe jeton në Suedi.

Bashkatdhetari Blerim Selimi brenda tri viteve i ka dhuruar QKMF-së në Skenderaj katër autoambulanca të cilat janë duke u përdorur nga stafi i këtij institucioni në shërbim të qytetarëve të Skenderajt.

Me rastin e pranimit të autoambulancës, drejtori i Shëndetësisë në Skenderaj, Enver Gashi, në emër të komunës së Skenderajt ka falënderuar Selimin për donacionin, ndërsa ky i fundit ka siguruar se kjo autoambulancë nuk do të jetë donacioni i fundit për QKMF-në në Skenderaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme