Kelly Brook pati një javë të zënë në Londër ndërsa po punonte si prezantuese për Heart FM.
Por së fundi ajo zgjodhi të ndajë kohë për veten pasi u pa bashkë me të dashurin e saj Jeremy Parisi për pushime.
Brook dhe Parisi bënë të ditur përmes fotografive se kanë zgjedhur Romën e Italisë për të shijuar këtë periudhë të çlodhjes.
Modelja dukej mahnitëse me një bluzë ngjyrë të verdhë ndërsa po gëzonte ditë romantike në rreze dielli pranë të dashurit të saj.