Bashkëatdhetarët të cilët po kthehen në vendet ku jetojnë nga pushimët në Kosovë po përballen me pritje të gjata, veçanërisht në Hungari.
Një lexues në medie ka dërguar një video ku mërgimtarët po presin me orë të tëra.
Madje, sipas tij, në shenjë pakënaqësie, disa bashkëatdhetarë kanë bllokuar kufirin për shkak të pritjeve të mëdha.
Fundjavën e kaluar është raportuar për pritje deri mbi 20 orë në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë.