Me rastin e vdekjes së aktorit, AdemiMikullovci, homazhe kanë bërë edhe bashkëpuntoret e tij, aktorët Shkumbin Istrefi dhe Fatmir Spahiu, raporton Ekonomia Online.
Ata vlerësuan lartë Mikollovcin, duke thënë se me vdekjen e tij, arti dhe skena televizive nuk do të jenë më njëjtë pa të.
Istrefi e Spahiu, kanë qenë e pjesë shumë projekteve së bashku me Adem Mikullovcin, e ndër më të njohurit është seriali “Kafeneja Jonë”.
“Ademi na la. Dhe kjo është humbje e madhe jo vetëm për komunitetin artistik, por edhe për gjithë popullin kosovar. Me Ademin jemi rritur në skenën e teatrit dhe programe televizive”.
” Ademi ka qenë edhe prind për mu dhe hapat e parë në programin televiziv i kam marrë nga aktori Adem Mikullovci dhe e falënderoj për ndihëm. Në anën tjetër na ka dhënë forcë të përballojmë kohët më të vështira”, tha ai.
Edhe aktori, Fatmir Spahiu shprehu ngushëllime për aktorin e madh Adem Mikullovci
Ai tha se Kosova dhe skena filmike nuk do të jetë e njëjtë pa Ademin, dhe komedia sot të jetë më e varfër.
“E kam pasur njërin nga bashkëpunëtorët më të mirë të atij brezi. Adem Mikullovci ka qenë ndër profesionistët e parë që kam pasur mundësinë të bashkëpunoj që nga mosha 18 vjeçare. Kosova dhe skena filmike the televizive nuk do të jetë më e njëjtë. Komedia do të jetë e varfër pa Adem Mikullovcin”, tha ai.