Një person nga Vietnami ia vjedh llogarinë me mijëra ndjekës në Facebook aktorit kosovar

Prishtinë | 25 Gus 2020 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

Aktorit të njohur Fatmir Spahiu ia kanë vjedhur llogarinë e tij në Facebook ku kishte mbi 70 mijë shokë e ndjekës.

Spahiu i njohur për publikun si Bufi, e ka bërë vetë të ditur lajmin, derisa ka shkruar se po bën përpjekje që ta rikthejë llogarinë e tij.

Ai aktualisht po shfrytëzon një Facebook të vjetër  të cilin ka arritur ta rikthejë, si dhe llogarinë e tij në Twitter për të komunikuar me ndjekësit.

Llogaria atij i është vjedhur nga një person i Vietnamit, derisa aktori ka kërkuar nga të gjithë që ta raportojnë.

Kujtojmë se aktori ishte shumë aktiv në Facebook ku kishte edhe qindra like në postime.

Pershendetje krejtve, Ky fb eshte shume i vjeter dhe rasisht i rashe ne fije. Poashtu ka qene deaktiv dhe ashtu do te…

Gepostet von Fatmir Bufi Spahiu am Sonntag, 23. August 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme