Bashkëpunimi ekonomik Kosovë-Shqipëri i mangët, Ballkani i Hapur dëmtoi marrëdhëniet – Akademikët kërkojnë koordinim

Prishtinë | 06 Tet 2023 | 11:21 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë kanë mbajtur konferencë shkencore ndërkombëtare “Sfidat dhe perspektiva e bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Shqipëri dhe rajon”, raporton Ekonomia Online.

Nga të pranishmit u tha se qëllimi i kësaj konference ishte shkëmbimi i përvojave dhe informacioneve shkencore i cili duhet të nënkuptojë ndërlidhjen e sistemit me hulumtimin dhe zhvillimin shkencor, për të ngritur bashkëpunimin institucional si dhe ndërmarrjen e nismave të përbashkëta shkencore nga të dyja palët dhe më gjerë.

Konferenca gjithashtu kishte për qëllim të analizojë ecurinë e një seri procesesh e nivelesh bashkëpunimi dhe bashkërendimi ndërmjet institucioneve akademike e universitare, qeveritare, bizneseve dhe institucioneve ndërkombëtare, si dhe te rekomandoje strategji zhvillimore bashkëveprimi për ti bërë sa më koperuese dhe komplementare ekonominë e Shqipërisë dhe Kosovës.

Gjithashtu u tha se konferenca synonte stimulimin e debatit mbi zhvillimet aktuale, idetë e reja, qasje dhe teoritë më të rëndësishme politika dhe strategji, shqetësime dhe sfidat e përbashkëta ne fushën e zhvillimit ekonomik dhe social, politika tregtare mes dy vendeve, sfidat e prodhimit të tregut të energjisë, zhvillimi i burimeve njerëzore, klimat dhe nxitja e investimeve të huaja në Kosovë, Shqipëri, rajon e më gjere.

Akademik Mehmet Kraja, kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (AShAK) tha se iniciativa Ballkani i Hapur i ka dëmtuar substancialisht marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri.

Ai theksoi se Ballkani i Hapur i ndihmoi Serbisë të anashkalonte dhe të margjilizonte Kosovën në të gjitha marrëdhëniet rajonale.

Sipas tij, të besosh se Shqipëria mund të flasë në emër të Kosovës duke mos marrë parasysh interesat e saj, është njësoj sikur të besosh se marrëdhëniet e Shqipërisë me disa fqinjë ballkanik dëmtohen për shkak të Kosovës, e kjo thotë ai është naivitet politik.

 “I duhet të heqim disa tabu dhe të flasim hapur, sepse kemi nevojë që nga kjo foltore ti quajmë me ermin e vërtetë disa faktor dhe disa zhvillime që pengojnë këtë integrim. Duhet të themi qartë se është politika ajo që bënë pengesa, që i fut shkopinjtë nën rrotë integrimeve shqiptare. Në këtë pikë mendoj se do të pajtoni të gjithë, se Shqipëria do duhej të ishte promotori i këtyre integrimeve dhe këtij bashkëpunimi, por është duke ndodhur e kundërta. Shqipëria ndonjëherë më shumë agrisivitet i jep vetës rol patertnalist, ndonjëherë duke cenuar interesat vitale të Kosovës dhe herë të tjera duke margjinalizuara fuqinë vendimmarrëse të faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.  E them këtë duke menduar se ju ekspertë të ekonomisë do të thoni qartë se nismat si Ballkani i Hapur pavarësisht sa kanë qenë ekonomike ose politike ekonomike, ato kanë qenë thellësisht politike dhe kanë dëmtuar substancialisht marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri”.

“Të besosh se Shqipëria mund të flasë në emër të Kosovës duke mos marrë parasysh interesat e saj, njësoj sikur të besosh se marrëdhëniet e Shqipërisë me disa fqinjë ballkanik dëmtohen për shkak të Kosovës, është naivitet politik. Është poashtu naivitet politik të besosh se marrëdhëniet Tiranë-Beograd mund të zhvillohen në harmoni të përsosur, jo më duke anashkaluar Kosovën, por duke prekur në substancë interesat e saj. Ballkani i Hapur i ndihmoi Serbisë të anashkalonte dhe të margjilizonte Kosovën në të gjitha marrëdhëniet rajonale. Poashtu mendoj se ju do duhej të thoshi se në bashkëpunimin  ekonomik Kosovë-Shqipëri janë krijuar disa parakushte të mira, siç është komunikimi, qarkullimi i papenguar i mallrave, i njerëzve dhe kapitalit, por duhet të evituar të gjitha pengesat e paarsyeshme”, tha ai.

Akademik Skënder Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (AShSh), tha se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve është i rëndësishëm dhe i domosdoshëm edhe në rrafshin ekonomik.

Sipas tij, krahasa nevojë është edhe leverdi për të dyja vendet që ketë të qarta se duhet që të koordinojë aktivitetet, raporton EO.

“Bashkëpunimi midis kërkuesve dhe studiuesve të Shqipërisë dhe Kosovës është i domosdoshëm në të gjitha fushat e shkencës. Kjo është kthyer në një praktike pozitive midis dy akademive tona. Vet kapacitetet tona intelektuale dhe logjistike, modeste në botën shqiptare, përvojat e pakta në shumë fusha të reja, financimi ende i ulët për kërkimin shkencor në raport me prodhimin e përditshëm e bënë të detyrueshëm një bashkëpunim të tillë. Aq më tepër duhet bashkëpunim në fushën e ekonomisë. Krahas me shkencat e identitet, kërkimi shkencor, tek ne bëhet më së pari për të zbatuar radhitjet shkencore dhe teknologjike e reja në ekonomi, ashtu si dhe në arsim për përgatitjen e specialisteve të rinj në nivel të krahasueshëm me standardet e vendeve tjera”.

“Integrimi evropian ka nisur si nevojë e integrimit ekonomik, ky proces që janë përfshirë Kosova dhe Shqipëria dhe globalizimi i përgjithshëm imponon një bashkëpunim në rritje jo vetëm me vendet e rajonit por më së pari mes nesh. Nga kjo perspektivë duhet t’i paraprijmë integrimit tonë evropian, në integrimin tonë të brendshëm ën të gjitha fushat, por në përparësi në fushën e ekonomisë, me një synim orientues, dy vende, një ekonomi. Me këtë proces krahas bashkëpunimit, një rol të veçantë ka dialogu politikë-shkencë, i cili është më së i domosdoshëm. Krahas nevojës dhe dëshirës që kanë vendet për të bashkëpunuar, në përfitime repicoproke me leverdi, ka në mënyrë të pashmangshme edhe interesa nacionale, dhe konkurrencë politike  midis vendeve, ka tendenca kush përfiton më shumë nga ky hap integrimi. Midis nesh nuk duhet të ketë asnjë merak se kush përfiton më tepër dhe marrja e mendimit shkencor për çështjet e rëndësishme, do tu zbuste edhe ndonjë prirje për protagonizëm”, tha ai.

Arbërie Nagavci, ministre, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë edhe Inovacionit të Republikës së Kosovës, tha  Qeveria e Kosovës ka nënshkruar një sërë marrëveshje bashkëpunimi me Shqipërinë, raporton EO.

“Duke qenë se ndajmë të njëjtën kulturë, gjuhë, gjeografi dhe një histori të përbashkët, Kosova dhe Shqipëria natyrshëm janë dy ekonomi të cilat përballen me sfida të ngjashëm dhe me perspektiva jo shumë të ndryshme. E kur sfidat janë të ngjashme, mënyra më e mirë për t’iu bërë ballë suksesshëm është duke punuar së bashku. Bashkëpunimi Kosovë dhe Shqipëri, ndonëse natyrshëm do duhej të ishte intensiv, jo gjithmonë ka qenë i tillë, por shpesh është shoqëruar me sfida të papritura, e të cilave zgjidhjet tradicionale jo gjithmonë u përshtaten”.

“Në këto kushte është obligim i të gjithë neve të tregojmë të zgjuarit e shkathtë duke intensifikuar mënyrat e bashkëpunimit, duke identifikuar mënyrat e reja të adresimit, duke gjetur gjithmonë mundësinë për intensifikimin dhe bashkëpunimin fikas. Si ministre, pjesë të pandashme të punës kam pasur edhe konsolidimin dhe forcimin e vazhdueshëm me Republikën e Shqipërisë, konkretisht me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, sepse brezat që përgatit sistemi arsimor sot, janë jo vetëm ekonomistët e së ardhmes, por që kanë në dorë edhe zhvillimin dhe perspektivën e vendeve tona në rrafshine ekonomik, social, integrues dhe social”, tha ajo.

Guvernatori i Bankës Qëndrore, Ahemt Ismaili, tha se duke marr parasysh ndryshimet e mëdha ekonomike që ka përjetuar bota, vendet e vogla nuk mund të vazhdojnë rrugëtimin pa bashkëpunim në të gjitha fushat.

“Në vrullin e ndryshimeve të mëdha që ka pësuar ekonomia botërore në vitet e fundit me theks në ndryshimet gjeopolitike, vendet tona të vogla nuk mund të paramendohet të vazhdojnë rrugëtimin pa bashkëpunim të thellë në gjitha fushat e jetës, përfshirë të ekonomisë me një qasje shumë disiplinore”.

“Si BQK ndjekim me entuziazëm të gjitha marrëveshjet e bashkëpunimit ndërshtetërore që nënshkruhen nga shtetet tona. Në veçanti marrëveshjet ekonomike, ndihmojnë në rritjen e bashkëpunimit ndërsektorial, integrimin e tregjeve dhe më gjerë”, tha ai.

Të ngjashme