Bashkëpunimi tekniko-ushtarak midis Rusisë dhe Serbisë nuk dëmton situatën e sigurisë në Ballkan apo në Evropë.
Kësisoj ka deklaruar ambasadori i ri i Rusisë në Serbi, Alexander Bocan-Harchenko.
“Është e rëndësishme që kjo të mos keqkuptohet dhe se bashkëpunimi midis Rusisë dhe Serbisë të mos interpretohet në mënyrë jo të drejtë. Ajo që Serbia bën, në të cilën e ndihmojmë, nuk e dëmton sigurinë e Ballkanit apo të Evropës” , shtoi ai, transmeton Klan Kosova.