Bashkëshorti dhe djali i kinematografes të vrarë me një armë zjarri të shkrepur nga aktori Alec Baldwin gjatë xhirimeve të në një film të enjten, u panë duke lënë një hotel në New Mexico dy ditë pas incidentit fatal.
Matthew Hutchins, i cili ka ndarë dhimbjen e tij në mediat sociale pas humbjes së gruas, Hylena Hutchins, 42 vjeç, u pa së bashku me djalin e çiftit, Andros nëntë vjeçar teksa po largoheshin nga qyteti ku gjeti vdekjen drejtoresha e fotografisë.
Babai e bir bartnin valixhet e tyre, me gjasë pasi kishin dalë nga hoteli ku po qëndronin, shkruan DailyMail.
Andros dhe Matthew morën pjesë në një memorial privat të mbajtur në Santa Fe të premten, ku i pranishëm ishte edhe Alec Baldwin.
Shoqata Ndërkombëtare e Kinematografëve ndezi qirinj në Albuquerque Civic Plaza për të kujtuar kineasten, ndërsa thirrjet për të mbrojtur ekipet e filmit nga aksidentet e lidhura me armët e përdorura në xhirime po rriten.